Suedia rihap hetimet për sulm seksual kundër Julian Assange

  • 13 May 2019 - 12:07
Suedia rihap hetimet për sulm seksual kundër Julian Assange

Prokurorët suedezë kanë njoftuar se do t’i rihapin hetimet lidhur me dyshimet për sulm seksual kundër themeluesit të faqes “Ëikileaks”, Julian Assange.

Zëvendësdrejtoresha e prokurorisë publike, Eva-Marie Persson, njoftoi për këtë vendim gjatë një konference për gazetarë të hënën, duke thënë: “Sot kam marrë vendim për t’i rihapur vendimet preliminare”.

Prokurorët i kishin mbyllur hetimet në vitin 2017 sepse procesi nuk mund të zhvillohej në kohën kur Assange vazhdonte të qëndronte në ambasadën e Ekuadorit në Britani të Madhe. Ata kishin athënë se rasti mund të rihapet nëse ndryshojnë rrethanat.

Assange, 47-vjeç, u largua nga kjo ambasadë muajin e kaluar pas shtatë vjetësh qëndrimi në të pasi qeveria e Ekuadorit papritmas ia tërhoqi azilin. Ai më pas u arrestua nga policia britanike për shkelje të rregullave të dorëzanisë.

Një avokat i njërës nga gratë e përfshira në hetimet e shtetit suedez kishte kërkuar që hetimet të vazhdojnë. Assange ishte përballur me hetime për një rast tjetër të sulmit seksual, por hetimet ishin mbyllur në vitin 2015 për shkak të vjetrimit të lëndës. Ai i ka mohuar akuzat për të dyja rastet.

Menjëherë pas arrestimit të tij në prill, autoritetet e Shteteve të Bashkuara parashtruan kërkesë për ekstradimin e tij për shkak të publikimit të dokumenteve të ndjeshme ushtarake dhe diplomatike, shkruan “The Guardian”

(Kosova Sot Online)