Vulin thotë se parada e ushtrisë ishte mesazh i drejtpërdrejtë

  • 13 May 2019 - 12:09
Vulin thotë se parada e ushtrisë ishte mesazh i drejtpërdrejtë

Para pak ditësh në Serbi u mbajt parada ushtarake. Për Ministrin e  Mbrojtjes Aleksandar Vulin ishte një mesazh për miqtë dhe armiqtë e Serbisë.

“Çdokush duhet ta shoh ashtu siç dëshiron” thënë ministri i mbrojtjes serbe, Aleksandër Vulin.

Ai ka kritikuar ambasadorin amerikan në Beograd, Kyle Scott, për shkak se ky i fundit kritikoi pjesëmarrjen në paradën ushtarake të gjeneralit të akuzuar nga Haga për krime ndaj shqiptarëve.

I pyetur lidhur me komentet e ambasadorit amerikan, Kyle Scott, i cili tha se nuk ishte mirë që ‘marshi u udhëheq nga një i akuzuar nga Haga siç është Vladimir Lazareviq, Vulin ka thënë se ‘Scott është më mirë të qëndrojë i heshtur derisa nuk ka dënuar kurrë krimet kundër serbëve’.

“Do të ishte mirë për Scottin të qëndronte i heshtur bashkë me atë që mendon, sepse ata nuk kanë dënuar kurrë krimet kundër serbëve, askush nuk po e hapë gojën lidhur me atë se kriminelët shqiptarë po tentojnë të krijojnë Shqipërinë e Madhe por ka thirrje vazhdimisht vetëm ndaj serbëve”, ka thënë Vulin.

“Të luftoje kundër UÇK’së do të thotë ke luftuar fashizmin, kështu që nuk shoh ndonjë arsye pse gjeneral Lazareviq i cili ka luftuar kundër fashizmit të mos jetë sot në rrugët tona”, ka thënë Vulin.

(Kosova Sot Online)