Kush është shpërndarësi i picave që i shpëtoi atentatit me 20 plumba, sapo kishte dalë nga burgu. Dyshohet se…

  • 13 May 2019 - 15:29
Kush është shpërndarësi i picave që i shpëtoi atentatit me 20 plumba, sapo kishte dalë nga burgu. Dyshohet se…

Detaje te reja nga atentati i ndodhur pasditen e se dielen në Vlorë. Në autostradën Levan-Vlorë në Novoselë, tek Ura e Mifolit, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të një automjeti tipit “Golf” me targat AA 864 SV. Objektivi i kësaj ngjarjeje ka qenë 33-vjeçari Romarjo Alliraj.

Në drejtim të tij janë qëlluar të paktën 20 plumba, pasi kaq është numri i gëzhojave që hetuesit kanë evidentuar në vendin e ngjarjes. 33- vjeçari ishte duke udhëtuar nga Vlora në drejtim të Fierit në momentin e ngjarjes. Gjatë rrugës, në drejtim të makinës së tij është qëlluar nga një tjetër makinë, që po e ndiqte nga pas.

Makina e atentatorëve dyshohet se përbëhej nga dy persona dhe në drejtim të Allirajt ka qëlluar pasagjeri i automjetit me armë të llojit kallashnikov. Plumbat kanë kapur makinë në pjesën e pasme të saj, ndërsa në momentin që atentatorët i kanë dalë paralele për të qëlluar mbi të riun, makina e tij ka dalë nga rruga duke përfunduar në arë, në pjesën anësore të autostradës Fier-Vlorë.

Në makinën me të cilën udhëtonte Romarjo Alliraj, një “Volkswagen Golf”, nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë dhe një tjetër person, i cili mund të jetë larguar pas atentatit. Ndërkohë, Romarjo Alliraj u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku raportohet se nuk ka pasur asnjë dëmtim me plumba, pavarësisht se në drejtim të tij është qëlluar me të paktën 20 plumba kallashnikovi.

33-vjeçari, pasi ka marrë ndihmë mjekësore për dëmtimet e pësuara nga dalja e makinës nga rruga, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Vlorës për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen. Nga ana tjetër, në vendin e ngjarjes forca të shumta policore dhe grupi hetimor nisën punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Në vendin e quajtur Ura e Mifolit Novoselë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi R.A., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, duke pësuar lëndime të lehta. Nuk ka të lënduar me armë zjarri”, bëhet e ditur nga Policia.

Pak pas ngjarjes, Policia ngriti postblloqe për kontrollin e zonës, por ende nuk ka asnjë të dyshuar të arrestuar.

Dyshimet janë se ngjarja mund të ketë lidhje me të kaluarën e 33-vjeçarit. Romarjo Alliraj punonte si picaloj dhe rezulton se ishte i dënuar për drejtim të gabuar atutomjeti dhe kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu. Pritet që dëshmia e vetë shënjestrës të ndihmojë Policinë në identifikimin e autorëve.

(Kosova Sot Online)