Vetëdorëzohet në polici burri që i iku FBI-së për 23 vjet

  • 13 May 2019 - 16:05
Vetëdorëzohet në polici burri që i iku FBI-së për 23 vjet

Amerikani Wayne Arthur Silsbee qëndroi në arrati për 23 vjet. Ai kërkohej nga Byroja Federale e Hetimeve për sulme të shumëfishta seksuale, të cilat dyshohej se i kishte kryer mes shtatorit të vitit 1995 dhe prillit të vitit 1996.

Viktimat e tij ishin vajzat e moshës 8 dhe 10 vjeçe. FBI-ja njoftoi se i dyshuari njoftohej me viktimat përmes dërgimit të tyre në organizime të ndryshme ose duke u përkujdesur për to.

Pas 23 vjetësh, burri tashmë 62 vjeç hyri në ndërtesën e policisë së Oregonit dhe u vetëdorëzua. Nuk dihet arsyeja pse ai vendosi ta bëjë një gjë të tillë pas një periudhe kaq të gjatë kohore.

Sipas fletarrestimit të lëshuar nga FBI-ja në korrik të vitit 1996, Silsbee akuzohet për sulm seksual, marrëdhënie intime ilegale dhe rrezikim të mirëqenies së personave të mitur.

Ai do të paraqitet në gjykatë të hënën, ndërsa autoritetet kanë kërkuar nga të gjithë njerëzit që kanë pasur kontakte me të në 23 vjetët e kaluar ta informojnë policinë.

Hetuesit besojnë se Silsbee së voni ka jetuar në Nebraska. Sidoqoftë, ai ka pasur lidhje edhe me vendet tjera, përfshirë Mossourin, San Franciskon, Koloradon, Arizonan dhe Uashingtonin, shkruan “CNN”

(Kosova Sot Online)