Protestuesit rrëzojnë gardhin metalik tek Ministria e Brendshme, hidhen tymuese dhe kapsolla (Live)

  • 13 May 2019 - 20:34
Protestuesit rrëzojnë gardhin metalik tek Ministria e Brendshme, hidhen tymuese dhe kapsolla (Live)

Pas mbërritjes tek Ministria e Brendshme, protestuesit e opozitës kanë hedhur kapsolla të shumtë dhe flakadanë përpara zyrave të ministrit Sandër Lleshaj. Protestuesit kanë rrëzuar gardhin metalik, ndërsa policia nuk ka reaguar ndryshe nga e protesta e së shtunës.

Protestuesit kanë ardhur në të dyja anët e Ministrisë. Atje ndodhet edhe kryetari i PD-së, Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ministri i Brendshëm Lleshaj nuk ndodhet në zyrën e tij.


(Kosova Sot Online)