Zeqa: Baton Haxhiu në rolin këshillues kurse Hashim Thaçi në rolin zbatues të planit pro serb

  • 14 May 2019 - 07:34
Zeqa: Baton Haxhiu në rolin këshillues kurse Hashim Thaçi në rolin zbatues të planit pro serb

Analisti politik Florim Zeqa, ka reaguar lidhur me  gjendjen e krijuar në Kosovë, ku grupe të caktuara në emër të angazhimit politik për shtetin po mbajnë pushtetin dhe realisht po e zhbëjnë, shkatërrojnë shtetin, edhe nga brenda edhe nga jashtë.

Image
Florim Zeqa

Sipas analistit Zeqa, shteti po  rrezikohet seriozisht që të shkatërrohet  nga një grup njerëzish, nga një klani kriminal në të cilin janë mbledhur  trashëgimtarë të brezit të parë ose të dytë të ish-luajalëve jugosllavë, duke manipuluar opinionin, duke iu vardisur dhe poltronizuar klasës politike që buron nga UÇK-ja dhe të pushtetarëve që derivuan prej saj, që ka kryer dhe vazhdon të kryejë shërbime të rëndësishme kryesisht varrmihëse për Kosovën.

Sipas analistit Florim Zeqa, ky klan në krye të kupolës ka Baton Haxhiun, i cili në rolin e tij  këshillëdhënës ka për qëllim edhe të shkatërrojë miqësitë tradicionale të Kosovës me vendet më të rëndësishme të Evropës, duke u pozicionuar kështu hap pas hapi në interesat serbo ruse.

“Kur njeriu i zakontë shikon dhe dëgjon mediet shqip folëse  pro-serbe në Kosovë, kur sheh parti politike që udhëhiqen nga nomenklatura komuniste, nga djem dhe nipa të udbashve, krijon përshtypjen se pavarësia e Kosovës është vetëm një armëpushim i përkohshëm”, tha Zeqa  për “Kosova Sot Online” .

Sipas analistit  Zeqa, vjedhja dhe plaçkitja e shtetit nga liderët shtetëror e deri tek zyrtari i fundit në nivelin komunal e ka shndërruar Kosovën në plaçke lufte të kusarëve politikë sepse të tillët janë bërë bashkë në një grup dhe në një klan që telekomandon dhe kontrollon shteti serb.

“Bashkimi i te gjitha poleve negative në zhvatjen dhe plaçkitjen e shtetit në një klan të vetëm pro serbo- rus, gjegjësisht bashkimi i bashkëpunëtorëve të Millosheviqit, tani këshilltar dhe dorë e zgjatur e Vuçiqit me fuqi shkatërruese të shtetit të Kosovës, për qëllim kanë rikthimin e kumbarisë së vjetër me Serbinë, gjegjësisht rikthimin e urave të vjetra të lidhjeve me Serbinë dhe të shkatërroj miqësitë tradicionale të Kosovës me vendet më të rëndësishme të Evropës”, tha analisti Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Pozicionimi kaq ekstrem në dëm të shtetit nga  klanet e tilla, sipas analistit Zeqa, dëshmon më së miri që ata janë në shërbim të agjenturave të huaj prandaj sillen në kundërshtim me interesin nacional. 

“Në të vërtetë janë këto klane dhe agjentura politike të Serbisë të instaluara në mediumet publike në  Kosovë Shqipëri të cilat i mbajnë Serbisë agjendën e hapur të idesë për ndarjen e Kosovës. Pra përveq klasës së inkriminuar politike është edhe një "eminencë gri" që mbijeton politikisht në Tiranë, tashmë e transferuar edhe në Prishtinë. Pra, klani të cilit i prin Baton Haxhiu, është klan me kompetenca  këshillëdhënëse dhe fuqi vendimmarrëse nga presidenti Thaçi, të cilët veprimet dhe agjendat për Kosovën i përdorim për përfitime personale në dëm të shtetit dhe qytetarëve”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )