Gjykatat e Kosovës, vegla të Pronto- mafisë!

  • 14 May 2019 - 07:39
Gjykatat e Kosovës, vegla të Pronto- mafisë!

Duket se Qeveria e Kosovës nuk po denjon të bëj procesin e verifikimit të sigurisë, apo vettingut. Derisa për të parin e Ministrisë së Drejtësisë, Abelard Tahirin, duhet të ketë në vazhdimësi verifikim të sigurisë përmes disa organeve që do të krijohen. Por, për këtë, thotë se do të vendoset në fund të shtatorit.

Image
Muhamet Kelmendi

"Sistemi juridik i Kosovës kërkon spastrim. Spastrim nga krimi e korrupsioni. Spastrim nga veglat e vjetra të regjimit serbo - jugosllav dhe spastrim nga frikacakët dhe të paaftit", është shprehur për "Kosova Sot Online", profesori universitar Muhamet Kelmendi.

Sipas Kelmendit "Abelard Tahiri si zyrtar që vjen nga grupi jo formal i Thaçit është vendosur këtu pikërisht për të ndaluar masen juridike: VETTING. Tërë puna e ketij zyrtari nën masken e Ministrit të Drejtësisë ka qenë e orientuar në ndërmarrjen e disa veprimeve kozmetike, për të ikur nga VETTING-u, si mjet i prokurorisë dhe i gjykatave. Jam tërësisht i bindur se me një vendim të tillë të Qeverisë së Kosovës iu dha grushti më i rëndë sistemit të së drejtës. Abelard Tahiri si zyrtar që vjen nga grupi jo formal i Thaçit është vendosur këtu pikërisht për të ndaluar masen juridike: VETTING. Tërë puna e ketij zyrtari nën masken e Ministrit të Drejtësisë ka qenë e orientuar në ndërmarrjen e disa veprimeve kozmetike, për të ikur nga VETTING-u, si mjet i prokurorisë dhe i gjykatave. Dhe këto masa aspak rofuktive ia shiti Qeverisë si masa të mjaftueshme për sistem juridik ligjor”.

Sipas Kelmendit, “kudo, në prokuroritë e Kosovës, në gjykata, deri në Gjykatën Supreme dhe atë Kushtetuese mbeten veglat e njejta të klanit të Prontomanisë mafioze, të drejtuara nga Hashim Thaçi. Në të gjitha nivelet prokuroriale dhe gjyqësore janë drejtues zyrtarët e klanit të tillë”.

Tutje sipas Kelmendit “Me Abelard Tahirin, madje si ministër u forcuan si klane dhe tash e kanë nën kontroll detal. Nuk duhet fare të futemi thellë dhe nuk ka nevojë të jesh prokuror a hetues për të parë dyshimet për vepra penale të tërë anëtarëve të këtij klani dhe të tjerëve. Të gjithë ata janë milionerë, sikundër thoshe Xhavit Haliti.Po ku dhe si u bënë milionerë! Ku i morrën parat? Nga ekonomia e trashëguar kurrsesi, sepse këta ishin tërësisht të varfër, si e gjithë Kosova. Po sot! Hashim Thaçi nuk e dinë vlerën që e ka. Nuk e dinë as të tjerët, sikundër tash veç po përflitet në popull për pasurinë që kanë. Në të gjitha këto raste ka vepra penale. Tërë keta kanë kryer veprimtari të dyshimta dhe antiligjore. Po kush u dënua nga kjo udhëheqje?Askush dhe në asnjë nivel”.

“Nuk u dha asnjë denim.Tamam si me qenë Kosova - Suedi. Turpi nuk ka fund. Dhe Qeveria miraton propozimin e këtij zyrtari të Klanit të Thaçit. Nuk di pse! Por, është jo e drejtë që në Kosovë mos të kemi VETTING. Sistemi juridik i Kosovës kërkon spastrim. Spastrim nga krimi e korrupsioni. Spastrim nga veglat e vjetra të regjimit serbo - jugosllav dhe spastrim nga frikacakët dhe të pafëtit. Mundet Qeveria ti paguan këta njerëz edhe me nga 10 mijë a 20 mijë euro të ardhura personale, por kjo nuk e shëron systemin”, thekson prof. Muhamet Kelmendi për "Kosova Sot Online".

Sipas Kelmendit, “sistemi juridik shërohet vetëm me VETTING. E si mund të spastrohet prokuroria nga kryeprokurori kundër të cilit ka lloj- lloj akuza. Apo si ndërtohet drejtë Gjykata e Apelit me njerëz të ish sistemit, në këtë sistem. Çka të thuhet për Gjykatën Supreme. Po sa raste dhe si funksionojë Gjykata Kushtetuese. Shih për këtë edhe Policinë e Kosovës me Shpend Magjunin, apo AKI-në. Dhe e tërë kjo deri te agjendat e ndryshme kundër krimit”.

“Faktet flasin se sistemi i ynë, kërkon spastrim dhe natyrisht se vetëm kështu ecën një shtet ligjor”, ka përfunduar Kelmendi.

(Kosova Sot Online)