Alarmon Mehmeti: Shpend Ahmeti, argat i Devollëve dhe mercenar i klanit PRONTO

  • 14 May 2019 - 08:50
Alarmon Mehmeti: Shpend Ahmeti, argat i Devollëve dhe mercenar i klanit PRONTO

Analisti politik Faton Mehmeti, në një prononcim për “Kosova Sot Online” nuk e përjashton mundësinë që në çfarëdo varianti, ose të mbajtjes akoma me gjysmë fryme të këtij koalicioni në paterica, ose të marrjes së vendimit për ta rrëzuar dhe shkuar në zgjedhje të reja.

Image
Faton Mehmeti

PDK-ja dhe SHIK-u do ta përdorin si instrumentin më të përshtatshëm votën e partisë së Shpend Ahmetit PSD. Po projekti i PDK-së, sipas Mehmetit, është që edhe në koalicionin e radhës pas zgjedhor të zgjedhjeve që pasojnë, ta përdorin PSD-së si aleat dhe “Kali të Trojës “ për arritjen e qëllimeve të PDK-së, e që kryesore është pengesa e realizimit të një koalicioni stabil në mes të LDK-s dhe VV-së.

“Patjetër se PSD-ja është pjellë e SHIK-ut për ta mbajtur atë në pushtet, dhe kjo s’ka diskutim fare. Dihet që Shpendi është argat i Devollëve , rrjedhimisht mercenar i klanit PRONTO. Kjo tashme shihet qartazi, dhe është e ditur se roli i tyre është për të asgjësuar çdo rrezik që vjen ndaj koalicionit aktual”, tha Faton Mehmeti për “Kosova Sot Online”.

E rrezikun kryesor ndaj këtij koalicioni dhe PDK-së, sipas Mehmetit, e përbënë bashkimi në koalicion i LDK-së me VV-në dhe ndonjë parti tjetër politike, pa PDK-në dhe pa PSD-në. “Duke ditur që e vetmja mundësi për të rrëzuar nëntokën nga pushteti është koalicioni LDK-VV, tashme kjo gjë po shihet si kërcënim ndaj tyre dhe kanë filluar luftën ndaj tyre.

Shpendi po provon me të gjitha mënyrat që të asgjësoj përpjekjet e koalicionit të madh LDK-VV që do të sillte edhe rrëzimin e tij, kur dihet se Shpendi është bërë kryetar me votat e PDK-së në Prishtinë. Faktikisht e keqja e Kosovës është një koalicion eventual qeverisës plus me PSD-n, e cila nuk do të ketë as jetë të gjatë, pasi qysh herët është zbuluar roli i saj”, tha Faton Mehmeti për Kosova Sot Online” .

(Kosova Sot Online)