Rritja e dhunës ndaj myslimanëve, ky shtet vendos orë policore

  • 14 May 2019 - 08:52
Rritja e dhunës ndaj myslimanëve, ky shtet vendos orë policore

Në tërë vendin e Shri Lankas, është vendosur orë policore mbi shkaqet e rritjes së dhunës kundër myslimanëve.

Edhe pse nuk ka raporte për viktima, xhamitë dhe dyqanet e myslimanëve janë bërë shënjestra të sulmeve të shumta.

Në disa qytete, policia qëlloi në ajër dhe përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Tensionet janë në rritje prejse militantët islamikë sulmuan kisha dhe hotele, muajin e kaluar në Shri Lankë, duke vrarë mbi 250 persona.

Kryeministri i Shri Lankës, Ranil Wickremesinghe, bëri thirrje për qetësi, duke thënë se trazirat aktuale i dëmtojnë hetimet e sulmeve që ndodhën të Dielën e Pashkëve.

Ora policore do të zgjasë gjatë gjithë natës, nisur nga ora 21:00, sipas kohës lokale.

Myslimanët përbëjnë afro 10% të 22 milionë banorëve të Shri Lankës, të cilët janë kryesisht budistë sinhalezë

(Kosova Sot Online)