Mbi 100 vëzhgues të DNV-së do të monitorojnë zgjedhjet në veri

  • 14 May 2019 - 10:05
Mbi 100 vëzhgues të DNV-së do të monitorojnë zgjedhjet në veri

Dje ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, që mbahen më 19 maj.

Fushata zgjedhore do të nisë dhe do të vazhdojë deri më 17 maj. Eugent Cakolli nga Demokracia në Veprim (DnV), tha se janë të përgatitur për të monitoruar zgjedhjet në katër komunat e veriut.

“Dita e parë fushatës parazgjedhore ka qenë e qetë”

Sipas tij, tek votuesit e komunitetit serb është situatë pak më ndryshe. “Në tërësi do të kemi mbi 100 vëzhgues”, tha ai.

Ndryshe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka angazhuar 670 komisionerë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave në veri të vendit që do të mbahen më 19 maj. Komisionerët do të angazhohen në 44 qendra të votimit në gjithsej 87 vendvotime. Të drejtë vote në Mitrovicën veriore kanë 22 242 persona; në Leposaviq 18 390 persona në Zveçan 9.276 persona dhe në Zubin Potok 8 612 persona. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet për katër komunat veriore të Kosovës pas dorëheqjes që kryetarëve serbë kishin dhënë në shenjë proteste për taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

(Kosova Sot Online)