Qeveria sërish ndanë mjete nga buxheti i rezervave shtetërore

  • 14 May 2019 - 11:02
Qeveria sërish ndanë mjete nga buxheti i rezervave shtetërore

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e 103-të me radhë.

Në këtë mbledhje qeveria ka ndarë  42 mijë euro për implementimin e projektit kompakt të Zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit.

Kjo shumë është ndarë nga mjetet rezervë.

Theksojmë se kjo nuk është hera e parë që qeveria ndan mjete nga rezervat e shtetit, gjë për të cilën është kritikuar nga partitë opozitare.

(Kosova Sot Online)