Iftari i Çitakut te Donald Trump-Haradinaj vazhdon ta thumbojë ambasadoren

  • 14 May 2019 - 11:11
Iftari i Çitakut te Donald Trump-Haradinaj vazhdon ta thumbojë ambasadoren

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për media ka folur për takimin e djeshëm të ambasdores së Kosovës në Washington, Vlora Citaku, dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në një iftar të shtruar për nderë të muajit të Ramazanit.

Çitaku thuhet që ti ketë kërkuar Trumpit përfshirje në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë Haradinaj thotë se raportet ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, nuk janë të individëve, por raporte që i kanë ndërtuar dy popujt.

Haradinaj ndër të tjera thotë se ambasadorët shkojnë e vijnë.

“E para ne raportet amerikë kosove nuk janë të individëve. Janë të popullit. Individët shkojnë e vijnë. Ka pas ambasadore edhe para Vlorës. Janë raporte mes dy vendeve”,  ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se ka pasur disa raste kur ambasadorët e Kosovës nuk i kanë paraqitur temat e interesit nacional, ashtu siç i ka paraqitur kryeministri i Republikës së Kosovës, duke rikujtuar kështu përplasjen me Çitakun, të cilën e kishte quajtur edhe ‘ambasadore të Hashim Thaçit”.

“Temat e interesit nacional shumica e ambasadorëve nuk i kanë paraqit qysh i ka paraqit kryeministri . Ju e dini kemi pas ndarje të brendshme. Besoj që iu ka shërby me e ditë që është mirë është që me u konsultu secili me secilin”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë Citaku kishte treguar se në takimin e mbrëmshëm kishin diskutuar edhe për proceset dhe se i kishte kërkuar atij përfshirje të drejtpërdrejtë nëpër sfidat që po kalon Kosova.

“Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve. Po ashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri”, ka shkruar ambasadorja Çitaku.

(Kosova Sot Online)