Prishtinë, arrestohet një person nën dyshimin se ka keqpërdorur pozitën zyrtare

  • 14 May 2019 - 11:17
Prishtinë, arrestohet një person nën dyshimin se ka keqpërdorur pozitën zyrtare

Të hënën në Prishtinë është arrestuar një person pasi dyshohet se ka keqpërdorur autoritetin zyrtar

Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në Prishtinë, ku i njëjti është arrestuar nën dyshimin se ka keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar.

Policia bën të ditur se të dyshuarit i është konfiskuar një telefon si provë materiale, ndërsa me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)