Konjufca akuzon Thaçin e Devollët për shkatërrimin e Telekomit

  • 14 May 2019 - 11:27
Konjufca akuzon Thaçin e Devollët për shkatërrimin e Telekomit

Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ku do të diskutohet për gjendjen në Telekomin e Kosovës

Me këtë rast, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se shkatërrimi i Telekomit është i qëllimshëm. Sipas tij, në këtë shkatërrim të Telekomit ka gisht presidenti Thaçi e PDK-ja.

“Telekomi është në buzë të falimentimit. Ky është një shkatërrim I qëllimshëm dhe një skenar me paramendim. Anëtorët e këtij krimi janë akterët e shtetit. Protagonisti kryesor në pushtet ishte Hashim Thaçi, akterët kryesorë të Telekomit ishin Shyqëri Haxha dhe Rexhë Xhombalaj, biznismenët janë grupi devoli, ndërsa partia orkestruese e kësaj pune është PDK-ja e Kadri Veselit. Fillimisht në Telekom ka qenë një praktik e punësimeve pa kriter. Telekomi ka shërbyer si parajsa e tenderëve të majm. Pushtetarët kanë vendosur edhe në cilat oborre të vendosen antenat e Telekomit për marrjen e qirasë”, tha ai.

Sipas Konjufcës, ajo që e ka dëmtuar Telekomin është edhe kontrata me Z-mobile, nga e cila Telekomi është dëmtuar për 200 milionë euro.

“Një kompani e suksesshme që para 10 viteve i sillte Kosovës të hyra 100 miliona euro në vit, sot është zhytur në borxhe. Ajo që përbën kulmin e së keqes është kontrata e Telekomit dhe “Darda Phone”. “Darda Phone” pa asnjë cent investime ka profit 73 për qind. Një operatori privat i falen qindra miliona euro të qytetarëve të Kosovës. Prokuroria pretendon se Telekomi është dëmtuar 200 milionë euro nga një kontratë e tillë. Në çdo vend të botës për një kontratë të tillë dënohet me burgim”, theksoi ai.

Konjufca tha se duhet të merren disa hapa për gjendjen e Telekomit.

“ Hapi i parë është që Qeveria e Kosovës ta zbatojë një rezolutë e cila është në fuqi, e cila është miratuar me shumicë të votave në korrik të vitit të kaluar. Pika e dytë është mosnjohja e kurfar borxhit të Kosovës nga ana e Qeverisë ndaj Z-mobile. Kosova si ka borxh Darda Phonit, si dhe hapi i tretë është mos vazhdimi i kontratës me Z-mobile”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)