Tregon Krasniqi: Ja kur kanë filluar problemet në Telekom

  • 14 May 2019 - 11:57
Tregon Krasniqi: Ja kur kanë filluar problemet në Telekom

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën plenare që po mbahet tani tha se problemet në Telekomin e Kosovës kanë filluar para 15 viteve

Sipas tij, me këtë çështje duhet të merret komisioni i cili është formuar nga Kuvendi i Kosovës.

“Problemet e Telekomit kanë filluar prej para 15 viteve. Unë jam për të bërë verifikim për të gjitha, por kjo është punë e komisionit hetimor. Është një komision hetimor parlamentar që e ka filluar punën pikërisht për të dal me një raport që do ti jepte një përgjigje të gjitha hamendshmeve dhe akuzimeve”, tha ai.

(Kosova Sot Online)