Krimet e Rënda konfirmojnë zyrtarisht vdekjen e Admir Muratajt, u vra gjatë grabitjes në Rinas

  • 14 May 2019 - 12:31
Krimet e Rënda konfirmojnë zyrtarisht vdekjen e Admir Muratajt, u vra gjatë grabitjes në Rinas

Gjykata për Krime të Rënda pushoi çështjen ndaj Admir Murataj, pas dorëzimit nga prokuroria të certifikatës e vdekjes, aktit daktiloskopik dhe këqyrjes së kufomës.

Sipas materialeve të dorëzuara nga akuza, është kufoma është identifikuar nga krahasimi i shenjave të gishtave nga ato të ardhura nga Greqia.

Gjatë seancës së sotme, Gjykata caktoi edhe një avokat kryesisht për të përfaqësua interesat e viktimës. Sipas materialeve të dorëzuara nga prokuroria, Admir Murataj ka humbur jetën nga një plagë në kokë në datën 9 prill 2019.

Kujtojmë se Murataj u vra në grabitjen e Rinasit, ku u grabitën rreth 6 milionë euro, ndërsa ishte akuzuar nga prokuroria si organizator i 3 grabitjeve të blindave me para në harkun kohor të 2015-2017.

(Kosova Sot Online)