Gjendet mjet i dyshuar shpërthyes në oborr të fakultetit në Pejë

  • 14 May 2019 - 12:43
Gjendet mjet i dyshuar shpërthyes në oborr të fakultetit në Pejë

Një person në Pejë ka informuar se gjatë punimeve me ekskavator në oborrin e fakultetit, kanë hasur në disa mjete të dyshuara shpërthyese.

Raporti i Policisë së Kosovës, njofton se njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve pa incidente.

(Kosova Sot Online)