Sherifi: Po shtyhemi se a ishte më e rrezikshme për PTK’në ‘prerja’ Devolli apo mbipunësimet

  • 14 May 2019 - 12:47
Sherifi: Po shtyhemi se a ishte më e rrezikshme për PTK’në ‘prerja’ Devolli apo mbipunësimet

Deputeti i NISMA-së, Bilall Sherifi, ka folur rreth gjendjes së krijuar në Postën dhe Telekomin e Kosovës, si pasojë e mbipunësimeve, e kontratave të dëshme që janë nënshkruar.

Sherifi thotë se mënyra se si pushteit ka zgjedhur të trajtojë këtë institucion ndër vite, nuk mund të ishte pritur ndonjë fund tjetër.

Ai ka thënë se tashmë deptuetët po shtyhen se cila ‘prerje’, ishte më e rrezikshme për PTK’në.

Në fjalën e tij ai ka përmendur edhe ‘prerjen Devolli’.

“Ne tash po shtyhemi se cila prerje ka qenë më e rrezikshme, a është prerja e quajtur Devolim,  a është prerja e quajtur kaktus, apo ajo prerja e quajtur mbi punësim, apo e quajtur divident, e kështu me radhë “, ka thënë Sherifi.

Sipas tij nëse flitet për historikun se cfarë e ka pru Telekomin në këtë gjendje, atëherë duhet kuptuar se të gjitha veprimet që janë ndërmarrë e të cilat Sherifi i quan ‘prerje’, e kanë pru buzë falimentimit PTK-në.

Sherifi thotë se tashmë për të shëptuar Telekomin nga kriza, duhet që të mos i bëhet më as edhe një prerje e vetme.

(Kosova Sot Online)