Kjo është zgjidhja për Telekomin sipas ministrit Lluka

  • 14 May 2019 - 13:24
Kjo është zgjidhja për Telekomin sipas ministrit Lluka

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës tha se si qeveri e kanë të qartë se hapat e ardhshëm për Telekomin do të jenë ristrukturimi i saj, rritja e vlerës së Telekomit dhe privatizimi.

Sipas tij, privatizimi është forma më e mirë për ta mbajtur këtë ndërmarrje në gjendje të mirë.

“Unë mendoj që privatizimi është forma e duhur për ta mbajtur një ndërmarrje në gjendje të mirë. Privatizimi do të thotë që ne do të mbesim aksionar me aksione nga 25 për qind deri në 49 për qind”, tha ai.

Lluka foli edhe për kontratën mes Telekomit dhe Z-mobile me çrrastë tha se duhet të pritet deri më 31 korrik për rregullimin e situatës.

“Sa i përket raportit mes Telekomit dhe “Darda Phonit”, duhet të bëhet një ekspertizë që është në kontraktim e sipër, nga katër kompanitë financiare në botë për ta vlerësuar dëmin apo mos dëmin financiar të kontratës së Telekomit. Një mendim ligjor nga ekspertë të jashtëm që nuk kanë të bëjnë as me Telekomin e as qeverinë. Këto dy dokumente do të vendosin të ardhmen e Telekomit. Çdo ndërhyrje politike e rrezikon një arbitrazh tjetër ku ne jemi të pa mbrojtur”, tha ai.

(Kosova Sot Online)