Rreziku nga vërshimet, ja çfarë katastrofe po ndodh në Bosnje e Kroaci

  • 14 May 2019 - 15:27
Rreziku nga vërshimet, ja çfarë katastrofe po ndodh në Bosnje e Kroaci

Për dy ditë rresh, reshje të mëdha të shiut kanë përfshirë rajonin e Ballkanit. Përderisa në Kosovë gjendja nuk është ende në nivele alarmante, Bosnja e Kroacia, po përballen me rreziqe të mëdha nga vërshimet.

Në rrezik më të madh janë disa fshatra në këto dy shtete, të cilat pothuajse janë mbuluar të gjitha nga uji.

Në Kroaci fshati Kralovac po përballet me erëra të forta dhe është paralizuar plotësisht nga uji.

Zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe po merren me sanimin e sitautës.

Në zonën e Novi Gradit në Bosnje sasia e ujit në lumenj është rritur jashtëzkonisht shumë, duke bërë kështu që të vërshohen disa zona, dhe disa familje janë përmbytur.

Ndërkohë e gjithë lëvizja e trafikut është bllokuar si pasojë e reshjeve të mëdha.

Banorët në këtë pjesë të Bosnjes po përballen ndërkohë edhe me mungesë të ujit të pijshëm, ndërkohë është ndërprerë edhe mësimi nëpër shkolla.

Siuatë më e mirë nuk është as në fshatin Slunj, ku në disa vende niveli i ujit ka mbërritur në 2 metra.

E rrezik nga vërshimet është paralajmëruar se mund të ketë edhe në disa zona në Kosovë.

(Kosova Sot Online)