Konjufca-Haradinajt për rastin e Telekomit: Po i ikni drejtësisë

  • 14 May 2019 - 15:46
Konjufca-Haradinajt për rastin e Telekomit: Po i ikni drejtësisë

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në seancën plenare ku po diskutohet për gjendjen në Telekomin e Kosovës tha se qeveria Haradinaj është duke i ikur drejtësisë në lidhje me rastin e Telekomit.

Sipas tij, kontrata mes Telekomit dhe Z-mobile është kontratë kriminale.

“Unë mendoj kryeministër se po ikni prej drejtësisë. Po bëhen dy vite nga qeverisja juaj dhe mendoj që i keni pasur të gjitha argumentet në dorë për të shfaqur një vullnet politik se kah është drejtimi që duhet të merr qeveria juaj për Z-mobile. Nuk e shprehet asnjë mendim se si kjo kontratë është kriminale. Kontrata me Z-mobile mbrapa të cilës është Devolli është kontratë kriminale”, tha ai.

Konjufca kërkoi nga qeveria shkëputjen e kontratës me Z-mobile dhe vullnetin e qeverisë që të gjejë shkeljet që ka bërë Z-mobile.

Në anën tjetër kryeministri Haradinaj tha se shqetësimi për gjendjen në Telekom është serioz.

(Kosova Sot Online)