Haradinaj: Nuk kam futur punëtorë me intervenime partiake në Telekom

  • 14 May 2019 - 15:50
Haradinaj: Nuk kam futur punëtorë me intervenime partiake në Telekom

Kryeministri, Ramush Haradinaj në seancën plenare që po mbahet tani në lidhje me gjendjen e krijuar në Telekomin e Kosovës tha se nuk ka punësuar të afërm të tij në Telekomin e Kosovës.

Ai tha se u ka treguar të gjithëve se do të japin llogari për veprimet e tyre në kompaninë Telekomi i Kosovës.

Haradinaj tha se është i vetëdijshëm që gjendja në Telekom është e vështirë.

“Jam i vetëdijshëm që e kemi një gjendje të vështirë, por jo pa shpresë. Kanë hyrë disa njerëz në Telekom, por unë nuk i kam futur me intervenca partiake. Prej se e kam marrë detyrën kam thënë se do të japin llogari për gjitha parametrat e kompanisë”, tha ai.

Haradinaj tha më tej se ka për qëllim që kompaninë Telekom ta nxjerr nga kriza dhe ta bëjë kompani profitabile.

(Kosova Sot Online)