Meteorologu i njohur tregon se deri kur do të zgjasë moti me shi

  • 14 May 2019 - 17:15
Meteorologu i njohur tregon se deri kur do të zgjasë moti me shi

Sylë Tahirsylaj tregon se deri kur do të zgjasë moti me shi. Reshjet e mëdha të shiut, janë përcjell me stuhi të cilat kanë shkaktuar dëme në disa vende të Ballkanit Perëndimor. Kjo stuhi, është paralajmëruar se mund të prekë sot edhe vendin tonë, përderisa dita ka nisur me reshje të mëdha por në intervale të shkurta kohore.

Sipas profesorin e Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj i cili ka njoftuar se ky mot me shi do të zgjasë deri të enjten në mbrëmje.“Ky mot me shi do të zgjasë deri të ënjtën në mbrëmje”, ka thënë Syla.

Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometerologjik të Kosovës, zonat më të rrezikuara janë pjesa veriore e vendit, konkretisht rrjedha e lumit Ibri dhe Sitnica me degët e tyre.

Pastaj vjen pjesa lindore e Kosovës, sidomos Kriva Reka me degët e saj dhe pjesa jugore, lumi Lepenci dhe Nerodimja.

(Kosova Sot Online)