Gruaja ther me thikë punonjësen e marketit në Mitrovicë

  • 14 May 2019 - 17:55
Gruaja ther me thikë punonjësen e marketit në Mitrovicë

Sot në një qendër tregtare në Mitrovicë ka ndodhur një incident, ku një punonjëse e qendrës është sulmuar me thikë nga një grua e dyshuar

Rastin për media e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një punëtore e qendrës tregtare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi një grua e dyshuar e ka sulmuar me një mjek të mprehtë. E dyshuara është arrestuar, ndërkaq rasti është cilësuar si lëndim trupor dhe po vazhdon me procedurë të rregullt”, ka thënë Zahiti

Ende nuk dihet monivet e këtij rasti, ndërkaq rasti po vazhdon të hetohet nga policia.

(Kosova Sot Online)