"Mafia kosovare sundon edhe ekonominë edhe drejtësinë"

  • 14 May 2019 - 18:07

Në shtetin akoma të pa zhvilluar e tepër të varfër të Kosovës, sipas njohësve të zhvillimeve politike dhe ekonomike, niveli i krimit të organizuar dhe korrupsionit po merr përmasa alarmante, prandaj është për të ardhur keq kur ky shtet i ri në mes të Evropës, krahasohet me modelin e dikurshëm të Sicilisë të uzurpuar e qeverisur nga mafia. Një gjendje të tillë, analisti Faik Krasniqi e sheh për shkakun se mafia kosovare e lidhur me politikën i zotëron edhe ekonominë edhe drejtësinë, dhe të gjitha dikasteret shtetërore. Kështu që në Kosovë edhe pjesa më e madhe e ekonomisë është në duart të krimineleve, të cilët kontrollojnë të gjitha partitë pa dallim dhe ua lagin fytin me miliona euro pa ndërprerë për të arritur qëllimet e tyre kriminale. Kjo është arsyeja pse nuk mundë të presim të kemi investime të huaja të fuqishme zhvillimore, e mos të flasim për investimet e pastra vendore,po që se të njëjtat nuk janë pjesë e skemave mafioze.

“Ekonomia e Kosovës nuk dallon fare me ekonomitë ku shtetin e zotëron mafia. Për dallim me shtetet ku ekziston mafia, në Kosovë mafia udhëhiqet nga pushteti. Pushteti në Kosovë kontrollon gjithçka. Prandaj nuk mund të presim investime të huaja. Investime të huaja dhe nga shqiptarët e diasporës, kemi pasur nga ajo pjesa e matrapazëve, që nuk dallojnë me
mafio politikën në Kosovë, por jo edhe investitor serioz”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online” .

 

"Në këtë gjendje të xhunglës së mos sundimit të ligjit, sipas Krasniqi, kompanitë serioze nuk janë çmendur të vijnë dhe të investojnë në një vend ku duhet të përballen me politikën mafioze. “Edhe këto bizneset Call-center që kanë pushtuar Kosovën sikurse bastoret dhe kazinot deri para pak kohësh, janë pjesë e këtyre mashtrimeve dhe mafiozllëku politik. Ekonomia nuk zhvillohet me Call-center”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )