Numër rekord i qytetarëve të BE’së që po punojnë në Britani

  • 14 May 2019 - 19:54
Numër rekord i qytetarëve të BE’së që po punojnë në Britani

Numri i qytetarëve të BE-së që punojnë në Britani të Madhe është rritur me 4% nga viti në vit në tremujorin e parë të 2019, njoftoi sot qeveria britanike, pavarësisht pasigurisë mbi dhe si vendi do të largohet nga Bashkimi Evropian.

“Një numër rekord prej 2,38 milionë qytetarësh të BE-së janë punësuar në Britani të madhe në tremujorin që përfundon më 31 mars, me një rritje prej 98000 persona në raport me të njëjtën periudhë në vitin 2018”, njofton Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).

“Nga ana tjetër edhe numri i qytetarëve jo të BE-së që punojnë në Britani të Madhe u rrit me 80000 duke arritur në 1,32 milionë”, sipas ONS-së.

(Kosova Sot Online)