Disa lagje të Prishtinës mbesin në terr

  • 14 May 2019 - 20:00
Disa lagje të Prishtinës mbesin në terr

Disa lagje të Prishtinës, Dardania, Ulpiana, Kalabria, një pjesë e Qendrës dhe një pjesë e Bregut të Diellit, kanë mbetur pa energji elektrike pak para orës 19:00.

KEDS ka thënë se defekti është te KOSTT-i por nuk dihet qartë për çka bëhet fjalë.

Ekipet janë në terren për të identifikuar problemin, dhe shumë shpejt KOSTT-i do të dalë me një njoftim zyrtar.

(Kosova Sot Online)