Deda thotë se nuk ka vdekur ideja e Thaçit për kufijtë

  • 14 May 2019 - 20:46
Deda thotë se nuk ka vdekur ideja e Thaçit për kufijtë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se ideja e korrigjimit të kufijve nuk është në tryezë të bisedimeve, por nuk është e vdekur.

“Pozicioni gjerman konfirmon se nuk vjen në konsiderim korrigjimi i kufijve”, ka thënë ai.

“Por unë mendoj që ende ka lobim të fortë në Perëndim, nga njerëz të paguar, që të ketë korrigjim të kufijve”, është shprehur Deda.

“Tema e korrigjimit të kufijve nuk është në tryezë, por nuk është e vdekur. Kjo temë do të jetë e gjallë derisa zoti Thaçi të jetë aktor në dialog”, ka thënë ai.


(Kosova Sot Online)