Tmerruese, qentë endacak ndjekin djaloshin midis Prishtine

  • 14 May 2019 - 21:07
Tmerruese, qentë endacak ndjekin djaloshin midis Prishtine

Qentë endacak janë shqetësim i madh për shumë qytetarë të Kosovës, e të cilët qarkullojnë lirshëm në rrugë.

Disa qen të tillë ishin mbledhur sot në numër të madh te parku afër Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Në një video që po qarkullon në internet, shihen këta qen duke e ndjekur madje një djalë i cili kalon andej. Djali fatmirësisht shpëtoi nga ta, por shpesh ka raste kur kalimtarët sulmohen nga qentë e tillë endacak.

Më poshtë pamje të qenve endacak që në pikë të ditës qarkullojnë lirshëm.

 

Parku te Bibloteka Kombetare.

Posted by Vrojtuesit e lagjes - Prishtinë on Tuesday, May 14, 2019

(Kosova Sot Online)