‘Po bën fiskulturë me Kosovën për lëkurën e vet’, deputeti akuza Thaçit se po luan...

  • 14 May 2019 - 22:31
‘Po bën fiskulturë me Kosovën për lëkurën e vet’, deputeti akuza Thaçit se po luan...

Daut Haradinaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, tha se askush nuk mund të dëmtojë Kosovën, vetëm se i rrezikohet lëkura e vet.

Haradinaj e kishte drejtëpërdrejtë për Presidentin Hashim Thaçi, duke iu referuar idesë për shkëmbimin e territoreve.

Unë nuk mendoj që presidenti ka vullnet për ta dëmtuar Kosovën, por unë nuk mendoj që nëse dikujt i rrezikohet lëkura duhet ta dëmtojë Kosovën. Përgjegjësia e presidentit është ta ruajë Kushtetutën, kufijtë, edhe unë e kisha inkurajuar që kështu të shkojë”, tha ai, raporton ktv.

Haradinaj ka thënë se presidenti Hashim Thaçi me deklaratat që ka bërë për bashkim të Luginës në territorin e Kosovës dhe se po luan me ndjenjat e qytetarëve.

Veprimet e fundit karshi kësaj situate, Haradinaj i quajti fiskulturë.

“Është e pandershme të luhet me emocionet e qytetarëve tanë që padrejtësisht janë jashtë Kosovës, në këtë rast në Luginën e Preshevës. Unë bashkëndjej me ta, vij prej asaj vije që kemi vuajtur për të ardhur liria në Kosovë, dhe e di që ata janë qysh ishim ne para 22-23 viteve”, ka thënë ai, duke thënë se edhe Thaçi po luan me ta.

“As ne nuk duhet të ndalemi, qoftë qeveria e Kosovës, qoftë ajo e Shqipërisë duhet të bëjnë veprime konkrete për qytetarët tanë në Luginë, dhe jo kësi fiskulturash që më shumë janë manovra që e nxjerrin më shumë një person ose dy, kushdo qofshin ata”, tha ai.

(Kosova Sot Online)