Denoncon Badallaj: Ja kush është banda e krimit që shkatërroi Telekomin!

  • 15 maj 2019 - 08:00
Denoncon Badallaj: Ja kush është banda e krimit që shkatërroi Telekomin!

Analisti politik Reshat Badallaj, duke parë raportimet në medie për disa anekse të kontratave milionëshe të nënshkruara në periudha të ndryshme kohore nga menaxhmenti i PTK-së dhe Telekomit, e që "po ia bëjnë varrit tash Telekomit të Kosovës", ka thënë për “Kosova Sot Online” se "populli patjetër duhet ta dijë se krye banditet, krye hajnat, krye vagabondët dhe virusi kancerogjen, banda kriminele DEVOLLI, e kanë shtetin në dorë, dhe pa e luftuar këtë rrjet kriminal nuk ka zhvillim të ekonomisë as të shtetit".

“Këta banditë, shkatërrues të vendit, pra bandën DEVOLLI e mbështetin, përkrahin dhe e ndajnë pazarin bashkë kush tjetër pos krye kriminelëve te majave te larta te shtetit dhe pa me te voglin dyshim klani me gjak serbi që quhet "PRONTO". Qytetarët duhet ta dinë se sa krye krimineli dhe kryebanditi strehohet në këtë kope. Aty janë kryebanditët më të mëdhenj të Ballkanit. Këta idiotë e shkatërruan ekonomin e vendit, këta krye kriminel, dëgjoni i shkatërruan qëllimisht dikasteret më të fuqishme, pra edhe Telekomin, me qëllim që pastaj t' i blejnë vetë, që dhe ta ndajnë pazarin së bashku”, theksoi adallaj për “Kosova Sot Online”.

"Fajin pse këta e sollën këtë ndërmarrje në këtë gjendje, por edhe Kosovën e lanë mbrapa nga zhvillimi ekonomik duke e zhvatur gjithandej, sipas Badallajt e ka Prokuroria e Shtetit që kurrë nuk është marr me hetimin e veprimtarisë së tyre të dyshimtë kriminale. Pra duhet kuptuar se Kosovën e kanë në dorë krye hajnat që nuk mund të jua gjeni shokët askund në rajon. Dhe, tani a nuk është turp dhe a nuk është ai krye hajn, në qoftë se mendon që në Kosovë s’ka vërtetë Prokurori! E prokuroria nuk po vepron. Vetëm langonjtë dhe zagarët mendojnë kështu. Dhe atëherë ne pyesim: përse nuk u hetua kurrë kontrata në mes të këtyre kryebanditëve... Atëherë përse po del 100% ashtu si po shkruajmë ne. Vetëm shikoni zinxhirin e krimit me banditët Devolli, me Kadri Topuzin, krye mafiozin e i nëntokës kriminale Adem Grabovci, një gjysmë analfabet dhe ai zagari apo "langoi" Agron Mustafa. Pra; krye banditët dhe kryekriminelët e kanë përgatitur me kohe këtë katrahurë kundër Kosovës dhe kundër popullatës për rë shkatërruar dhe për tu bërë këta krye kriminelë supër milionerë”, thekson Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Prandaj, Badallaj thotë se "për të shpëtuar Kosovën, dikasteret e fuqishme, dhe popullatën që të mos ikin dhe vdesin urie, populli nuk duhet besuar këtyre leha qenve që lehin nëpër fushata por duhet luftuar me mjete demokratike kundër tyre".

“Nuk duhet besuar atyre meçkave por populli duhet ngritur nëpër protesta gjithë popullore që të shporren krye kriminelët dhe dikasteret si Tekekomi, PTK dhe shumë të tjera, që të bien në duart e popullit e jo në duart e këtyre krye hajnave dhe krye banditëve që janë dukë bërë kërdi, duke vjedhur dhe që po pasurohen me hajni”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)