“Në Kosovë çdo gjë është e inskenuar nga Klani Pronto!”

  • 15 May 2019 - 08:07
“Në Kosovë çdo gjë është e inskenuar nga Klani Pronto!”

Se politika kosovare, është shndërruar në telenovelë latino-amerikane, e dëshmon edhe "arrestimi" i deputetit të PSD-së, Dardan Molliqaj nga Policia e Kosovës, i cili pas disa orësh u lirua.

"Akuzat e Dardan Molliqaj rreth arrestimit të tij, janë pjesë e skenarit të PSD-së dhe partive në pushtet. Arrestimi i tij është bërë për të mashtruar opinionin se gjoja këta nuk janë me pushtetin", është shprehur në një prononcim për gazetën "Kosova Sot Online", analisti Faik Krasniqi.

"Njerëz që janë pjesë e këtij pushteti dhe akuzojnë këtë pushtet, e bëjnë për qëllime të caktuara. Akuzat e Dardan Molliqaj rreth arrestimit të tij, janë pjesë e skenarit të PSD-së dhe partive në pushtet. Arrestimi i tij është bërë për të mashtruar opinionin se gjoja këta nuk janë me pushtetin. Por, në Kuvend votat e tyre për çdo ligj për pushtetin. Mjafton ta rikujtojmë lojën e Arbana Xharrës, me filmin triller se si gjoja është rrahur dhe gishtin ajo dhe bashkëpartiakët e saj e drejtonin drejt aktivistëve të Vetëvendosjes. Fotot e shkrepura në spital i dhanë mundësi dhe lejeqëndrimi në SHBA, për të dhe fëmijët e saj. Në Kosovë çfarë vjen nga Klani Pronto, çdo gjë është e inskenuar!", thotë për gazetën "Kosova Sot Online",analisti Faik Krasniqi.

(Kosova Sot Online)