Shpërthen Grapci: Mafia kosovare ia kalon edhe mafias së Sicilisë!

  • 15 May 2019 - 08:10
Shpërthen Grapci: Mafia kosovare ia kalon edhe mafias së Sicilisë!

Nisur nga faktet dhe argumentet e shumë që flasin për lidhjet e politikës kosovare me rrjetet mafioze, krimin e organizuar, analisti politik Dardan Grapci thotë se “nuk është aspak e tepërt që Kosova të krahasohet me modelin e dikurshëm të Sicilisë, ku ekonominë dhe shtetin e zotëronin nëntoka mafioze, të cilët kontrollonin si politikën ashtu si edhe drejtësinë dhe të gjitha dikasteret shtetërorë”.

“Kosovën, që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot , politikanët po e përdorin për interesa e tyre dhe po bëjnë pazare në emër të Kosovës që ata të pasurohen. Gjendja e tillë e bënë Kosovën t`i ngjaj një oaze shtetërorë të tipit të egër mafioz. Kjo do thotë që Kosova, jo vetëm që është bërë model i Sicilisë, por edhe ia ka kaluar. Sepse Sicilia në ditët e sotme është më stabile ekonomikisht dhe mafiozllëk ka më pak se sa në vitet e kaluara”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Grapci thotë se në “Kosovë krimi dhe mafia janë të instaluara në kupolën më të lartë të shtetit prandaj është vështirë të shkëputet nga ky rrjet”.

“Në Kosovë për fat të keq në vend se me udhëheq shtetin Presidenti, këtu në Kosovë japin urdhra mafiozët të cilët e kanë krahun e fortë brenda Qeveris. Prandaj duhet që urgjentisht kjo Qeveri të rrëzohet, që ta marrin në dorë të rinjtë të cilët tashmë e kanë kuptuar se me dallavere, korrupsion shteti nuk mund të përparojë”, theksoi Grapci për “Kosova Sot Online “.

(Kosova Sot Online )