Finalizohet lista e dëshmitarëve për Telekomin

  • 15 May 2019 - 08:39
Finalizohet lista e dëshmitarëve për Telekomin

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala sot do të mbajë mbledhjen e tij të radhës.

Në këtë takim, pikë e rendit të ditës është finalizimi i listës së dëshmitarëve dhe diskutim rreth angazhimit te ekspertëve.

Mbledhja do të mbahet në Kuvendin e Kosovës me fillim në ora 09:00. Kujtojmë se dje është mbajtur edhe një seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës në lidhje me gjendjen e krijuar në PTK dhe Vala.

Kryeministri Ramush Haradinaj theksoi se kushdo që nënshkruan kontrata të dëmshme për Telekomin do të përballet me ligjin.

Ndërsa, pozita e opozita u përplasën rreth shkaktarëve, që sipas tyre e çuan Telekomin buzë falimentimit.

(Kosova Sot Online)