Komisioni hetimor për gylenistët miraton draft-raportin

  • 15 May 2019 - 09:37
Komisioni hetimor për gylenistët miraton draft-raportin

Komisioni hetimor parlamentar për me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq ka miratuar draft-raportin e tij.

“Me 7 vota pro të anëtarëve të Komisionit me vota unanime votohet raporti i Komisionit Hetimor parlamentar”, ka thënë kryetari i komisionit, Xhelal Sveqla.

Në mbledhjen e komisionit që u mbajt sot, u bë e ditur se deputetët do të dalin në konferencë për media në orën 9:30.

(Kosova Sot Online)