Trashësia e borës në Rugovë arrin deri në 15 centimetra

  • 15 May 2019 - 09:49
Trashësia e borës në Rugovë arrin deri në 15 centimetra

Temperaturat e ulëta të cilat po vazhdojnë të na shoqërojnë gjatë këtyre ditëve, përveç të reshurave të shiut të kanë sjellë edhe borë në disa pjesë të Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme ka rënë borë në Rugovë të Pejës, e cila siç duket ka vazhduar edhe gjatë mbrëmjes.

Sipas disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, thuhet se trashësia e borës ka arritur deri në 15 centimetra.

Sot mbi vendin tonë temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius.

(Kosova Sot Online)