“Reforma në drejtësi duhet të shpërblehet”, Hahn: Pres rekomandim pozitiv për Shqipërinë

  • 15 May 2019 - 09:54
“Reforma në drejtësi duhet të shpërblehet”, Hahn: Pres rekomandim pozitiv për Shqipërinë

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, pret nje rekomandim pozitiv per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut per hapjen e negociatave.

Ne nje intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hanh ka thene se “Reforma në Drejtësi e Shqipëri duhet të shpërblehet”, duke shtuar se “pret që BE-ja të vendosë para verës nëse do t’i hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Ai ka thene se pret rekomandim pozitiv ne raportin e 29 majit, Nderkohe, pyetur per kërkesen e Holandës për pezullimin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë, Hahn theksoi se nuk ka nisma nga vendet anëtarë për të ndërmarrë këtë nismë.

Me tej, Hahn deklaroi se Komisioni Europian po përpiqet të marrë dritën e gjelbër të Këshillit Europian për çeljen e negociatave.

(Kosova Sot Online)