Haziri: Pazaret e “Devollistëve”, Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu, për t`i trashur xhepat e ...

  • 15 May 2019 - 09:58
Haziri: Pazaret e “Devollistëve”, Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu, për t`i trashur xhepat e ...

Tek sa në Kuvendin e Kosovës, në nivel komisionesh, po vazhdon procedura e ndryshimit të radhës të Ligjit për financimin e partive politike, analisti politik Nexhat Haziri thekson për “Kosova Sot Online” se "me këtë ndryshim urgjent dhe të pa pritur, vetëm sa po zbardhet edhe njëherë pazari i radhës i PSD-së së Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiu&Co, pazar të cilin e patën bërë kur e votuan buxhetin e Kosovës. Ndryshe ky ndryshim i pa nevojshëm, që po bëhet në Ligjin për Financimin e Partive Politike, është një pazar tjetër me PDK-në dhe AAK-në, sipas të cilit ia mundëson PSD-së që të merr shuma marramendëse parash, madje edhe nga paratë e pista, edhe nga buxheti i Kosovës, edhe pse zgjedhjet i kane fituar përmes një tjetër partie e jo përmes PSD-së".

Image
Nexhat Haziri

Analisti politik Nexhat Haziri konstaton se e "gjithë aleanca e PSD-së më koalicionin qeveritar PAN, është çështje pazaresh, dhe në këtë aleancë nuk ka asnjë parim që bazohet në përmirësimin e qeverisjes apo që janë marrë parasysh interesat e qytetarëve të vendit".

“Një nga këto pazaret , ndër të shumtat është edhe projektligji për plotësim-ndryshimi i Ligjit për Financimin e Partive Politike, me çka PSD-së edhe pse me mandate të uzurpuara të LV-së, “Devollistët” synojnë ti trashin xhepat e tyre në dëm të një subjekti tjetër politik në emër të së cilit edhe I kanë fituar mandatet e deputetëve. Edhe pse plotësimi I këtij ligji është bërë vetëm për interesat e PSD-së, në një anë tjetër ka krijuar hapësira manipulative që mundësojnë një jo transparencë në financimin e partive politike dhe po ashtu është I favorshëm vetëm për partitë në pushtet dhe patericën e tyre PSD-në, për tu financuar edhe nga fonde të dyshimta”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

 

Analisti Haziri ka rikujtuar madje se "jo rrallë herë ka pasur edhe vërejtje të shumta sidomos nga mekanizmat ndërkombëtar që janë marrë më monitorim të financimit dhe funksionimit të partive politike në Kosovë, e që shpesh herë në raportet e tyre kanë ngritur shqetësimin për mënyrën e financimit të partive politike, financime këto që janë të lidhura drejtpërsëdrejti me parat e pista që vijnë nga krimi i organizuar, fenomen që mundë të forcohet me ndryshimin e tanishëm".

“Pra ndryshimi dhe plotësimi I Ligjit për Financimin e Partive Politike, është një nga përmbushjet e këtij pazari nga ana e koalicionit PAN ndaj PSD-së, për shkak të votës pro miratimit të buxhetit të paraqitur nga qeveria Haradinaj për këtë vit, por edhe të koalicionit të heshtur që ka PSD-ja me koalicion PAN për të arritur një shumicë të thjeshtë parlamentare mbi bazën e së cilës edhe po vazhdon të mbahet në këmbë”, tha Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)