Planifikohet ndërtimi i një aeroporti ndërkombëtar në Machu Picchu, vijnë reagime të ashpëra

  • 15 May 2019 - 10:55
Planifikohet ndërtimi i një aeroporti ndërkombëtar në Machu Picchu, vijnë reagime të ashpëra

Nga të gjitha të mbeturat e civilizimit të inkasëve në Peru, asnjë nuk ka tërhequr më shumë turistë se sa qyteti i lashtë i Mchu Picchu. Kishte më shumë se 1.5 milionë banorë në vitin 2017, që është dyfish më shumë se limiti i rekomanduar nga UNESCO, që ka vënë një repsin të madh mbi rrënojat fragjile dhe ekologjinë e vendit.

Tani, një plan që ka ngjallur reagime nga arkeologjistë, historian dhe vendas, po bëhet për të dërguar tursitët dirket në Machu Picchu. Plani është ndërtimi i një aeroporti ndërkombëtar multi miliardësh.

Bulldozerët kanë filluar të largojnë tonelata me dhe në Chinxhero, një qytet piktoresk të inkasve që gjendet 3 mijë e 800 metra mbi nivelin e detit. Kjo zonë ishte dikur zemra e një civilizimi që shtrihej nga Kolumbia e sotme deri në Argjentinë, dhe në shekullin e XV-të ishte perandoria më e madhe në botë.

Tani për tani shumica e vizitorëve vinë prej aeroportit të Cuscos që ka vetëm një pistë. Kjo ka bërë që fluturimet të shkojnë direkt në aeroportin e Limas që është kryëqyteti i Perusë.

Por aeroporti i ri, për të cilin shumë firma ndërkombëtare kanë dhënë oferta për të marrë përsipër ndërtimin e saj, do mundësojë udhëtime direkt prej qyteteve të mëdha.

Kritikët thontë që aeroplanët do fluturonin ulët nëpër vendet arkeologjike duke pasur mundësi të shkaktojnë dëme, ndotje dhe do pengonte fermerët e zonës.

Një peticion ka kërkuar nga presidenti Martin Vizcarra, që të mendojë rilokimin e aeroporti nga Chinchero.

“Nuk mendoj që ka ndonjë arkeolog apo historian që punon rreth cucos që nuk ka nënshkruar peticionin”, thotë antropologjisti Pablo Del Valle.

Ka një shqetësim serioz se ndërtimi i aeroportit do dërgonte në shkatërrimin e infrastrukturës arkeologjike. Problemi është që Machu Picchu është vend dominant i turizmit në Amerikën Latine.

“Aeroporti do të ndërtohet sa më shpejt që është e mundur pasi që është e nevojshme për qytetin e Cuscos. Ka pasur një seri të studimeve teknike që mbështesin ndërtimin e aeroportit”, ka deklaruar ministri i financave të Perusë, Carlo Oliva.

Por banorët e zonës nuk e duan ndërtimin e këtij aeroporti. Ne jemi një vend i vogël me pak ban orë dhe këtu nuk ka krime. Nuk duam që kriminelë të vinë këtu tek ne, tha një banorë i zonës.

Në të njetjën kohë, gjithsesi, projekti i aeroportit po sjell ndërtime të shtëpiave të reja dhe hoteleve në Chinchero.

(Kosova Sot  Online)