Ramush Haradinaj shpreson që Finlanda do ta ndihmojë Kosovën për vizat

  • 15 May 2019 - 11:16
Ramush Haradinaj shpreson që Finlanda do ta ndihmojë Kosovën për vizat

K

ryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me ambasadorët dhe diplomatët finlandez në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Haradinaj ka theksuar se shpreson  me marrjen e kryesimit të Këshillit të BE-së nga Finlanda më 1 korrik, çështja e liberalizimit të vizave do të futet në agjendë.

“Me marrjen e kryesimit të Këshillit të BE-së nga 1 korriku i këtij viti, besojmë fuqishëm se shteti mik, Finlanda, do të vazhdojë të jetë zë i Kosovës në strukturat e Bashkimit Europian. Mëngjesin e sotëm kam zhvilluar takim pune me ambasadorët dhe diplomatët finlandez në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim të informimit të drejtë dhe të hollësishëm për hapat konkret të Qeverisë për fuqizimin e sundimit të ligjit, zbatimin e reformave të gjithëmbarshme dhe agjenden europiane të Kosovës. Kam ritheksuar, se duhet të përshpejtohet hyrja në agjendë të BE-së çështja e liberalizimit të vizave, si një proces i pakthyeshëm, i merituar dhe i drejtë.                   Me qëndrimin e qartë të Gjermanisë, jemi të bindur se edhe Finlanda do të jetë në krah të vendit tonë për ta përmbyllur këtë proces në afat optimal”

(Kosova Sot Online)