Grabitje e armatosur në një bankë të Vushtrrisë

  • 15 May 2019 - 11:24
Grabitje e armatosur në një bankë të Vushtrrisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje pasdite në një filial banke në Vushtrri ka ndodhur një grabitje e armatosur nga persona të maskuar.

“Dy viktima femra K/Shqiptare kanë raportuar se derisa ishin duke punuar në një filial bankar, dy të dyshuar meshkuj të panjohur të maskuar dhe nën kërcënim të armës nga arka u kanë grabitur një shumë parash”, thuhet në raport.

Sipas policisë, të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar.

(Kosova Sot Online)