Një vend fqinj i Kosovës po ngrin nga bora dhe të ftohtit

  • 15 May 2019 - 11:50
Një vend fqinj i Kosovës po ngrin nga bora dhe të ftohtit

Sjenica është qyteti serb që ndryshe njihej edhe si “Siberia e Serbisë”. E duket se këtë nofkë tashmë e gëzon me meritë, pasi që mëngjesin e sotëm është mbuluar nga bora, edhe përkundër faktit që data shënon 15 maj.

Ky qytet është mbuluar plotësisht nga bora që kishte rënë gjatë gjithë natës.

Këto reshje të mëdha të borës kanë ardhur si pasojë e përkeqësimit të motit në shumicën e vendeve të Ballkanit, shkruan telegraf.rs.

Borë ka rënë edhe në Bosnje, ndërsa Kosova është përfshirë nga reshje të shiut.

Si pasojë e përkeqësimi të motit në Bosnje, Serbi e Kroaci kishte edhe përmbytje në disa fshatra madje niveli i ujit kishte shkuar pothaujse në 2 metra. 

(Kosova Sot Online)