Aliu: Hashim Thaçi të turpërohet dhe të kërkoj falje publike për…

  • 15 May 2019 - 11:56
Aliu: Hashim Thaçi të turpërohet dhe të kërkoj falje publike për…

Pas demantit që doli nga ana e shteti gjerman kundër deklaratave dhe akuzave të Hashim Thaçit, kundrejt shtetit nikoqir të takimit të liderëve të ballkanit perëndimor, në Berlin, analisti politik Bislim Aliu thotë për “Kosova Sot Online” se “tani duhet të turpërohet Hashim Thaçi dhe të kërkoj falje publike për atë që e ka thënë” 

Image
Bislim Aliu

“Pa mëdyshje shteti gjerman, e demantoi Hashim Thaçin, në mënyrë të argumentuar dhe shumë të kulturuar diplomatike, për akuzat që ky i drejtonte vazhdimisht kundër Gjermanisë rreth Samitit të liderëve, që sipas Thaçit u zhvillua pa koordinim me SHBA-në. Ky gjithsesi është demant direkt kundër Hashim Thaçit dhe është goditje për figurën e tij si lidership, burrështetas i një shteti dhe për këtë duhet të turpërohet e të kërkon falje publike”, tha Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

Madje ai po ashtu tha se “presidenti është dashur t`i tërheq ato deklarata që nga momenti kur u demantua nga Edita Tahiri, me të cilën kishin qenë bashkë në negociatat e mëhershme me Serbinë për shumë marrëveshje të arritura”.

“Mirëpo nuk është befasi demanti që vjen nga Gjermania ngase paraprakisht ato deklarata të Hashim Thaçit, për këtë çështje , e kishte demantuar edhe ish-negociatorja Edita Tahiri, duke u paraqitur shumë më e informuar se presidentin Thaçi, duke thënë se kishte koordinim në mes Merkelit, Makronit e SHBA-ve për organizim të Samitit të Berlinit dhe se Hashim Thaçi. Pra u pa ashiqare se Thaçi po manipulonte për shkak se atje është groposur ideja e tij, për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )