Vrau gruan, nënën e dy fëmijëve të tij, burg përjetë për ekzekutorin e gjyqtares Hafizi

  • 15 May 2019 - 12:42
Vrau gruan, nënën e dy fëmijëve të tij, burg përjetë për ekzekutorin e gjyqtares Hafizi

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, gjyqtares Fildese Hafizi.

Kasemi u shpall fajtor edhe për armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi.

Kujtojmë se në gjykimin në Shkallë të Parë, Fadil Kasemi e pranoi fajësinë për vrasjen, ndërsa tha që kjo ka ardhur si pasojë e dyshimeve për tradhti.

Ndërkohë për akuzën e rrëmbimit, Kasemi e mohoi duke pretenduar se e ka udhëzuara atë që ta çonte në Komisariat dhe jo të arratisej.

Image

(Kosova Sot Online)