Amerikani thyen rekordin për zhytjen më të thellë në oqean – por çfarë kërkonte flamuri shqiptar në krahun e tij?

  • 15 May 2019 - 13:22
Amerikani thyen rekordin për zhytjen më të thellë në oqean – por çfarë kërkonte flamuri shqiptar në krahun e tij?

Një eksplorues amerikan ka gjetur mbeturina plastike në shtratin e detit duke thyer rekordin për zhytjen më të thellë.

Siç shkruan bbc, Viktor Vescovo zbriti rreth 11 km (shtatë milje) deri në vendin më të thellë në oqean – Kanali Mariana i Oqeanit Paqësor.

Ai kaloi katër orë duke eksploruar fundin, me pajisjen e tij, të ndërtuar për t’i bërë ballë presionit të madh të thellë.

Don Walsh  i cili u zhyt në fund të kanalit Mariana në vitin 1960, përgëzoi Viktor Vescovën.

Ai gjeti krijesa deti, por gjithashtu gjeti një qese plastike dhe mbështjellëse të ëmbëlsirave.

Një veprim i tillë po vlerësohet si i treti që njerëzit kanë arritur thellësitë ekstreme të oqeanit.

Zhytja e parë në fund të kanalit Mariana u zhvillua në vitin 1960 nga anëtari i Marinës amerikane Don Walsh dhe inxhinieri zviceran Jacques Piccard në një anije të quajtur batyskapesh Trieste.

Ndërkohë, regjisori i filmit James Cameron më pas bëri një zhytje gjysmë shekulli më vonë në vitin 2012.

Zhytja e fundit, e cila arriti shënon numri 10.927m nën valët, e bënë Viktor Vescovën mbajtësin e ri të rekordit.

Por, siç shkruan mediumi zviceran blick.ch, përcjell Telegrafi, gjatë ekspeditës së tij, Vescovo mbante pesë flamuj në krahun e tij: atë të Kombeve të Bashkuara, Shteteve të Bashkuara, stemën e Teksasit (vendit të tij të lindjes), ato të New York Explorer Club, si dhe shqiponjën dykrenore shqiptare.

Mediumi zviceran shkruan se siç shpjegohet në faqen e Five Deeps Expedition, flamuri shqiptar është vendosur në nderim të një partneri të vjetër të Vescovos, i cili është nga Shqipëria.

Sipas faqes së internetit, thuhet tutje, flamuri “Kuq e Zi” është një vlerësim për këmbënguljen e popullit të madh shqiptar dhe “sidomos një gruaje shqiptare”, e cila gjithmonë mbështet aktivisht ekspeditën. 

(Kosova Sot Online)