Basha me krerët e degëve, zbulohet data e mundshme për protestën e radhës

  • 15 May 2019 - 13:32
Basha me krerët e degëve, zbulohet data e mundshme për protestën e radhës

Në mbledhjen e sotme me kryetarët e degëve, lideri i PD-së, Lulzim Basha diskutoi për datën e mundshme të protestës.

25 maji mund të jetë data kur do të zhvillohet protesta e ardhshme kombëtare.

Basha do ta konsultojë datën me kryetarët e djathtë të bashkive, me ish grupin parlamentar dhe këshillin kombëtar.

Ndërkohë që më herët Basha pati një takim edhe me krerët e partive aleate.

(Kosova Sot Online)