Programi Nacional për Rininë teston fëmijët

  • 15 May 2019 - 15:52
Programi Nacional për Rininë teston fëmijët

Hyrje

Testi i Garës Nacionale të Dijës ka testuar fëmijë dhe të rinj prej moshës 6 deri 18 vjeçare në kuadër të Programit Nacional për Rininë! 
Ky Program në qëllimet e veta thekson Thellimin e dijes dhe Zbulimin e talentëve në mesin e të RINJVE! Sipas OKB-se i RI konsiderohet personi i moshes 15-24 vjeçare!!! 

Sipas trendeve në pedagogji, garat mes femijëve mund të rezultojnë në diskriminim, pakënaqësi, zhgënjim, krahasim, pabarazi e frustrim të panevojshëm. 

Testi i gjashtë!!!

Në Kosovë administrohen pesë teste të standardizuara - të jashtme: në fund të klasës së pestë, klasës së nëntë, Matura, PISA, dhe TIMSS. 

Vjen tash Koordinatori i Rinisë dhe e organizon testin e gjashtë të jashtem duke përfshirë fëmijë dhe të rinj. Domëthënë në vend të fokusimit në testin TIMSS, Ministria e Arsimit bëhet servis i Ministrisë (Zyrës së Koordinatorit) të Rinisë dhe organizon teste ad-hok e amatoreske të fëmijëve e të rinjve! 

Kjo i bjen sikur Ministria e Arsimit me organizu mbrëmje të operas e të baletit nëpër fshatra!!!

Këtu dalin disa PYETJE: 

Kujt iu deshtën të perfshihen fëmijët në Programin Nacional për Rininë? 

Kujt iu deshtën dy-treqindmijë teste ma shume duke i maltretuar fëmijët? 

Kujt iu desht një test i jashtëm shtesë në kohën e testit TIMSS, Maturës e testit të klasave 5 e 9? 

Cila është arsyeja që me i përfshi edhe fëmijët 6, 7 e 8 vjeç? 

Pse MASHT nuk i organizon testet e arritshmërisë sipas shkallëve (obligim ligjor) por e mobilizon komunitetin arsimor për projekte pa qëllim e objektiva të qarta? 

Pse MKRS-qeveria merret me thellimin e dijes e zbulimin e talentëve? 

Pse maltretohen fëmijët në kohën e përfundimit të notave e përgatitjes për teste të jashtme? 

A është konsultuar kush me Projektin ATOM teë Jusuf Thaqit nëse vërtetë janë të interesuar për identifikimin e zhvillimin e talentëve?!

Fund - Sugjerim

Leni fëmijët rehat. Ata që merren me tendera nuk u ka hije me u marrë me teste për femijë - apo të rinj?!
Kur flitej për zëvendësim të orëve teë humbura në grevë, sindikata e arsimit e do mësimdhënës insistonin se nuk duhet maltretuar fëmijët me orë shtesë! Nuk e di a i mbrojtën fëmijët edhe kundër testeve shtesë?!

(Kosova Sot Online)