Hoti: Veseli e ka futur Kuvendin në kaos

  • 15 May 2019 - 17:39
Hoti: Veseli e ka futur Kuvendin në kaos

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar sot se në Kuvendin e Kosovës po kalojnë vetëm pikat e pozitës.

Në një konferencë për media, Hoti ka thënë se kryeparlamentari Kadri Veseli nuk po merr përgjegjësi për kaosin e krijuar në Kuvend.

Teksa ka shtuar se si opozitë do të vazhdojnë të luajnë rolin e vet deri në rrëzimin e Qeverisë.

“Në Kuvendin e Kosovës kalojnë vetëm pikat e pozitës, natyrisht ato pika që Kadri Veseli arrin t’i marrë me ndihmën e PSD-së. Kryetari i Kuvendit që e quan veten shef të PAN-it nuk merr asnjë përgjegjësi për gjendjen në të cilën e ka futur Kuvendin e Kosovës tash e sa kohë. Faktikisht u bë një vit që institucionet udhëhiqen në mënyrë jo demokratike. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë këtë formë të të bërit opozitë deri në rrëzimin përfundimtar të koalicionit qeverisës”, tha Hoti.

(Kosova Sot Online)