Mësohet propozimi i Veselit për komision për dokumentimin e krimeve të Serbisë në Kosovë

  • 15 May 2019 - 18:56
Mësohet propozimi i Veselit për komision për dokumentimin e krimeve të Serbisë në Kosovë

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër një seancë ku për pikë të rendit të Ditës do të ketë propozimin e Kryetarit, Kadri Veseli, për themelimin e Komisionit Shtetëror për dokumentimin e krimeve të luftës të regjimit serb në Kosovë.

Themelimi i këtij Komisioni është një nga hapat e parë të iniciativës së Veselit për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë.

Veseli tashmë propozimin e tij se si do të duket ky komision, detyrat, dhe hapat e mëtutjeshëm ua ka dërguar deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Ky Komision do ta ketë si mision mbledhjen e të dhënave, hulumtimin, dokumentimin dhe klasifikimin të krimeve të bëra nga Serbia gjatë luftës së fundit në Kosovë. Qëllimi i kësaj iniciative është që krimet që kanë ndodhur në vendin tonë të dokumentohen në bazë të praktikave ndërkombëtare dhe në bazë të këtyre fakteve të kërkohet themelimi i një Gjykate që trajton në mënyrë të paanshme dhe profesionale krimet e bëra nga Serbia dhe forcat e saj ushtarake e paramilitare”, shkruan ndër të tjera në propozimin e Veselit.

Ky komision është paraparë të përbehet nga përfaqësues të institucioneve më të larta shtetërore si dhe të organizatave të  familjeve të viktimave të vrara në luftë.

Propozimi i Veselit:

(Kosova Sot Online)