Akuza e rradhës: Sondazhet, luftë propagandistike me para të pista

  • 15 May 2019 - 19:20
Akuza e rradhës: Sondazhet, luftë propagandistike me para të pista

Sondazhet e shpeshta të partive politike që po dalin herë pas here në opinion, sipas analistit politik Reshat Badallaj, shpërfaqin më së miri krizën në të cilën janë zhytur këto parti, që ai i quan "banda", për shkak të humbjes së besimit në popull dhe tani duke i mbajtur qytetarët aktiv me sondazhe të ndryshme provojnë ta kthejnë vëmendjen dhe besimin e humbur. E keqja e këtyre sondazheve sipas tij është se aty derdhen shumë të mëdha të parave të pista dhe organizohen kryesisht nga shërbime të huaja, kryesisht nga njerëzit e UDB-së.

Image

“Sondazhet i organizojnë vetëm me para të pista dhe të krimit, nga frika se do humbin në zgjedhje, dhe tani ato i përdorin për luftë propagandistike sa për t" i hedhur popullit pluhur syve”, tha Badallaj për Kosova Sot Online”.

 

Mirëpo ai është më se i sigurt që "populli tashmë i ka kuptuar mashtruesit dhe njerëzit e inkriminuar, me të bërat e tyre dy dekada ju ka dalë boja sepse janë hetuar që bashkëpunojnë edhe me njerëz të UDB-së".

“E gjithë kjo propagandë mashtruese e këtyre bandave hajnash del në gjah me njerëzit më të fëlliqur të UDB-së, që populli i njeh si paranë e kuqe, prandaj kot e kanë sepse të gjithë këta kriminel do t`a marrin dënimin e merituar me votën e popullit. Secila bandë politike i ka edhe langonjtë e kanaleve të nëntokës kriminale, të gjitha bandat janë të lidhura ngushtë edhe me grupe mafioze që i financojnë krejt këto për të mos e lëshuar pushtetin, për të mos u larguar nga hajnia. Kurse disa banda të vogla hajnash e spiunësh e kanë nga frika që nuk do ta kalojnë as pragun sepse duhet ata dihet që do të degdisen si zogjtë e qyqes”, theksoi Badallaj për "Kosova Sot Online".

 

"Të gjithë këta", sipas Badallajt, "e kanë dhe një qendër koordinimi në Beograd sepse shumë prej tyre kanë qenë më parë por edhe sot janë të lidhur me Beogradin dhe mbrojnë interesat serbe sepse Serbia ju financon edhe mediet televizionet. Shumë krye banditë sot e kësaj dite luftojnë për copëtimin e Kosovës. Dua të them edhe këtë se këtyre sondazheve ju ndihmojnë edhe disa kanale televizive që janë të afërta me këto banda banditësh sepse paguhen nga këta kriminel, duke mos i përjashtuar edhe disa paçavure sahanlëpirës”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

 

 

Megjithatë, sipas Badallajt, "kanë kaluar shumë kohë me mashtrime të tilla nga ana e tyre dhe populli nuk mashtrohet aq lehtë prej tyre. Këto banda hajdutësh të UDB-ës, nuk lënë gjë pa bërë, nuk lënë gurë e dru pa lëvizur për pushtet por kjo mjerisht shkon në dëm të popullit dhe populli e ka kuptuar këtë. Prandaj unë shpresoj se këto grupe do e marrin shuplakën meritore me votën e popullit".

 

"Populli është ai që do t`i dënoj sepse më nuk ju beson premtimeve dhe propagandave mashtruese të tyre. Populli e ka në dorë fatin e vetë kundër këtyre bandave që punojnë për interesa serbo- ruse dhe tani dalin e kërkojnë edhe votën”, theksoi analisti Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)